Lajme

Ushtria e Kinës kërkon të shfrytëzojë trupat e NATO-s, sipas gjeneralit amerikan


Ushtria e Kinës po kryen një fushatë të sofistikuar shfrytëzimi të projektuar për të “mbushur boshllëqet” në aftësitë e saj.

Kjo, duke synuar anëtarët aktualë dhe ish-ushtarakët amerikanë dhe duke marrë njohuri të specializuara që ata kanë fituar.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta amerikane “Washington Post”, duke cituar paralajmërimin e një gjenerali të lartë.

Sipas botimit amerikan, kjo shënon përpjekjen më të drejtpërdrejtë të Pentagon-it për të thirrur dhe kundërshtuar atë që zyrtarët amerikanë e karakterizuan si një dredhi agresive nga Pekin-i për të shfrytëzuar firmat ndërkombëtare që punësojnë amerikanë për të mësuar aftësi dhe taktika të avancuara ushtarake.

Gjenerali Charles Q. Brown Jr., i cili drejton Forcat Ajrore dhe është i emëruari i Presidentit Biden për të udhëhequr Shefat e Përbashkët të Shtabit, tha në mesazh se kompanitë e huaja që bëjnë biznes me qeverinë kineze “po synojnë dhe rekrutojnë të trajnuar nga SHBA-të dhe NATO me talent ushtarak në specialitete dhe fusha të karrierës”.

Zyrtarët nuk pranuan të identifikonin se sa trupa dhe veteranë amerikanë mendohet se janë shënjestruar nga kinezët, duke thënë vetëm se ata kanë parë një rritje shqetësuese në një aktivitet të tillë.

Një agjent i posaçëm me Zyrën e Hetimit Special të Forcave Ajrore, i cili si disa të tjerë të intervistuar për këtë raport foli në kushte anonimiteti për të diskutuar një çështje delikate të sigurisë kombëtare, tha se përpjekjet e ushtrisë së Kinës për të shfrytëzuar amerikanët kanë përfshirë hapje pune në marketing për ta.

Këto të fundit, fillimisht duken të padëmshme dhe që i afrohen drejtpërdrejt në ngjarjet e industrisë së mbrojtjes.

Ndërsa pilotët janë në shënjestër në mënyrë rutinore, tha agjenti special, veteranët që kanë mbajtur një sërë rolesh të tjera janë gjithashtu të kërkuar.

Ai përmendi ish mirëmbajtësit e pajisjeve tokësore të hapësirës ajrore dhe oficerët e sinjaleve të uljes si shembuj, punë që përfshijnë trajtimin e pajisjeve të specializuara dhe drejtimin e pilotëve dhe avionëve të tyre drejt sigurisë.

Ofertat vijnë nga një përzierje e kompanive private dhe atyre të mbështetura nga qeveria kineze, dhe janë kontraktuar nga qeveria kineze, thanë zyrtarët.

Kërkesat shpesh përfshijnë gjuhë që tingëllon e zakonshme në sektorin e mbrojtjes, me referenca për këshillim ose trajnim.

Një shqetësim kryesor, tha agjenti special, është se disa do të racionalizojnë se puna është legjitime edhe pasi të zbulojnë lidhjen me ushtrinë e Kinës.

Marrëdhëniet midis Washington-it dhe Pekin-it kanë qenë të tensionuara prej vitesh, me dy fuqitë të ndara për çështje të tilla si konkurrenca ekonomike, ndryshimet klimatike dhe, së fundmi, lufta në Ukrainë.

Paralajmërimi i Pentagonit për personelin dhe veteranët amerikanë vjen pasi udhëheqësit e lartë atje e kanë identifikuar Kinën si “kërcënim në rritje” të Shteteve të Bashkuara, duke shprehur alarmin mbi përparimet ushtarake të Pekin-it dhe përpjekjet për të zgjeruar gjurmën dhe ndikimin e tij global.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore