Kosova

UBT ankohet: Komuna e Lipjanit e shkeli ligjin me rastin e dhënies në shfrytëzim të pronave të paluajtshme


Kolegji Ndërkombëtar për Biznes dhe Teknologji (UBT), ka pretenduar se komuna e Lipjanit ka shkelur ligjin me rastin e dhënies në shfrytëzim afatgjatë të pronave të paluajtshme, derisa ka kërkuar që procedura e përzgjedhjes të rikthehet në ri-shqyrtim.

“Komisioni i kërkon komunës së Lipjanit ta kthej lëndën në rishqyrtim dhe njëkohësisht ta shqyrtojë ofertën e paraqitur nga Kolegji Ndërkombëtar për Biznes dhe Teknologji”, thuhet në ankesën e këtij institucioni arsimor.

Ankesa

Në ankesë, UBT-ja ka propozuar që njoftimi për përzgjedhjen e procedurës për vendimmarrje dhe përzgjedhjen e ofertave të anulohet, meqë ishte i “ngutshëm” dhe se kjo sipas UBT-së mund të vërtetohet lehtësisht.

“Komisioni Vlerësues me rastin e shqyrtimit të aplikimit të Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit dhe Teknologjisë nuk është bazuar në faktet investive të parapara në projektin e UBT-së, por i ka dhënë përparësi ofertuesit Flooring Sh.P.K., i cili në ofertën e paraqitur ka pesë herë më të vogël se oferta e paraqitur nga UBT”, thuhet tutje në ankesë.

Po ashtu, në ankesë potencohet se është shkelur bërë shkeljen esenciale e dispozitave të procedurës së përgjithshme administrative.

Sipas ankesës, Komisioni Vlerësues me rastin e shqyrtimit të aplikimit të UBT-së në raport me fituesin në bazë të njoftimit ka ndryshim të madh në vlerën investive në numrin e punëtorëve si dhe qëndrueshmëri financiare.

“Kjo tregon se UBT jo vetëm që është trajtuar në mënyrë të pa barabartë, por është diskriminuar nga ofertuesit e tjerë”, thuhet në ankesë.

Ndryshe, UBT është institucion i njohur dhe i shquar në veprimtarinë intelektuale dhe kulturore në Kosovë, duke përmirësuar cilësinë e jetës në shkallë rajonale përmes aftësive, njohurisë, përvojës, dhe angazhimit të fakulteteve, stafit dhe studentëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore