Lajme

Turqi/ Rrëzohet helikopteri, 9 të vdekur


Një helikopter ushtarak është rrëzuar në Turqinë juglindore, duke vrarë nëntë persona dhe plagosur katër të tjerë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria turke e Mbrojtjes.

Helikopteri u rrëzua në qytetin e Tatvanit, në provincën Bitlis, e populluar kryesisht nga kurdët.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin.

Vendndodhja është në një zonë ku trupat turke kanë luftuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Konflikti ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz që nga viti 1984. PKK konsiderohet të jetë një grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në dy vitet e fundit, lufta e Turqisë kundër PKK-së është përqendruar gjithnjë e më shumë në Irakun verior, ku grupi ka bastionin e tij në malet Qandil në kufirin iranian.

PKK-ja ka qenë një ferrë në sytë  e Turqisë për dekada.

Grupi, i cili ka rrënjë marksiste-leniniste, u formua në fund të viteve 1970 dhe filloi një luftë të armatosur kundër qeverisë turke në 1984, duke kërkuar një shtet të pavarur Kurd brenda Turqisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore