Lajme

Trupi i aktivistes amerikano-turke pritet të arrijë në Turqi


Trupi i Ayşenur Ezgi Eygi, aktivistes amerikano-turke që u vra nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar javën e kaluar, do të mbërrijë në Turqi të premten, tha ministria e jashtme, një ditë pasi Ankaraja tha se do të hapte një hetimin për vrasjen e saj dhe të kërkojë urdhër-arrest ndërkombëtar.

Babai i saj tha se funerali ishte caktuar për të shtunën në qytetin bregdetar turk Didim.

Izraeli ka thënë se ka shumë të ngjarë që trupat e tij të kishin qëlluar pa dashur Ezgi Eygi, e cila u vra të premten e kaluar ndërsa merrte pjesë në një protestë kundër zgjerimit të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor.

Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunç tha se zyra e kryeprokurorit të Ankarasë po heton “ata që janë përgjegjës për martirizimin dhe vrasjen e motrës sonë Ayşenur Ezgi Eygi”.

Ai u tha gazetarëve se Turqia kishte prova në lidhje me vrasjen dhe do të bënte kërkesa ndërkombëtare për arrestim.

Ministria e Jashtme tha se ajo “u shënjestrua dhe u vra qëllimisht nga ushtarët izraelitë gjatë një demonstrate paqësore në solidaritet me palestinezët”.

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që ky krim të mos mbetet i pandëshkuar,” tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore