Financa

Tremujori i katërt 2021: PBB-ja me 5.52% rritje


Në tremujorin e katërt të vitit 2021, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në Shqipëri vlerësohet me rritje prej 5,52 për qind, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2020.

Për këtë, kontribut pozitiv kanë dhënë degët si Ndërtimi me +1,82 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,03 pikë përqindje dhe Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,73 pikë përqindje, Bujqësi.

Sakaq, degët si Pyje dhe Peshkim kanë kontribuar me +0,27 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,26 pikë përqindje dhe Informacioni dhe Komunikacioni me +0,19 pikë përqindje.

Kurse degët Arte, argëtim dhe çlodhje me +0,15 pikë përqindje dhe Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,01 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, kanë kontribuar negativisht aktivitetet si Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,29 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me -0,02 pikë përqindje.

Referuar raportit të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT) mbi rritjen ekonomike tremujore, taksat Neto mbi produktet kanë kontribuar pozitivisht me +1,36 pikë përqindje.

Kontributi i degëve kryesore të ekonomisë në normën reale të rritjes së PBB (t4_2021/t4_2020)në%
Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020 janë:

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,93 për qind. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 0,02 për qind. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 16,12 për qind.

Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 5,95 për qind. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 5,42 për qind.

Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 1,68 për qind. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 12,00 për qind.

Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 4,06 për qind. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 2,02 për qind.

Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rritje me 5,27 për qind.

Taksat Neto mbi produktet u rritën me 11,66 për qind.

Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2021, i cili, mbështetur në vlerësimet tremujore, ka shënuar një rritje prej 8,54 për qind.

Kjo krahasuar me vitin 2020.

Ndryshimet ndaj të njëjtit tremujor të vitit 2020 për degët kryesore të ekonomisë, (t4_2021/t4_2020) në%

Sa u përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 0,17 për qind.

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me një rritje prej 0,16 për qind. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rritje prej 3,26 për qind. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rritje me 10,00 për qind.

Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rënie prej 1,17 për qind. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pati një rritje me 0,79 për qind.

Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rënie prej 3,43 për qind. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rritje me 5,29 për qind.

Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rënie prej 4,89 për qind. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rritje prej 0,36 për qind.

Kurse aktiviteti Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rritje prej 0,90 për qind.

Dhe taksat Neto mbi produktet patën një rritje me 2,23 për qind.

Ndryshimet ndaj tremujorit të tretë të vitit 2021 për komponentët e PBB-së, (t4_2021/t3_2021) në %
PBB sipas metodës së Shpenzimeve

Komponentët kryesorë të PBB-së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, tregojnë se konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 5,32 për qind.

Konsumi final i qeverisë u rrit me 6,84 për qind.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 15,96 për qind.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 24,38 për qind, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 32,77 për qind.

Komponentët e shpenzimevetë PBB-së, të papërshtatura sezonalisht(t4_2021/ t4_2020)në %

Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, ndryshimet në krahasim me tremujorin paraardhës, tregojnë se konsumi final i popullatës pësoi një rritje me 1,29 për qind.

Konsumi final i qeverisë u rrit me 1,41 për qind.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks shënoi një rritje me 5,55 për qind.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 4,11 për qind, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 8,93 për qind.

Komponentët e shpenzimeve të PBB-së, të përshtatura sezonalisht (t4_2021/ t3_2021) në %

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore