Lajme

Toka përjetoi “shkurtin” më të ftohtë në 7 vjet


Muajin e kaluar Toka përjetoi shkurtin e saj më të ftohtë në shtatë vjet, falë efektit të ‘La Niña’.

Modeli i pazakontë i motit shkaktoi erëra jashtëzakonisht të forta që e bënë oqeanin më të ftohtë se normalisht. Gjatë muajit shkurt, temperatura mesatare në SHBA ishte 30.6 F, ose 3.2 ° F nën mesataren e shekullit 20.

Por ishte një risi historike për të gjithë sezonin e dimrit. Në Hemisferën Veriore, nga dhjetori 2020 deri në shkurt 2021, u rendit si dimri i tetë më i ftohtë në më shumë se 140 vjet mbajtje të rekordeve. Shkurti i vitit 2021 qe më i ftohti i planetit në shtatë vjet, për shkak të formimit të La Niña në Oqeanin Paqësor tropikal, sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).

Agjencia vuri në dukje gjithashtu  temperaturat “e jashtëzakonshme ” në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut, Skandinavisë dhe Azisë Veriore. SHBA-ja u godit veçanërisht më rëndë.

Ky është Shkurti i 19-të më i ftohtë në 127 vitet që agjencia ka mbajtur shënime dhe shkurti më i ftohtë që nga viti 1989. Temperaturat nën mesatare mbizotëronin pjesën më të madhe të vendit nga Veri-Perëndimi në Liqenet e Mëdha dhe nga jugu në Gjirin e Meksikës, tha NOAA.

Kanadaja Lindore, pjesa më e madhe e Evropës dhe Azisë Jugore dhe Verilindore përjetuan një shkurt të ftohtë. Amerika e Jugut dhe Karaibet panë temperatura mesatare në shkurt që u vendosën në 10 më të ngrohtat për muajin. Temperatura mesatare globale e tokës dhe sipërfaqes së oqeanit muajin e kaluar ishte 1.17 gradë F më e lartë se mesatarja për shekullin e 20.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore