Aplikacione

TikTok-u, pjesë e një referendumi më të gjerë mbi gjendjen aktuale të punës


Dy vite më parë, ora e pushimit në ndonjë kafene ka qenë destinacioni i duhur i punonjësve për të folur për punën.

Tani, pas dy vitesh, gjërat kanë ndryshuar.

Ngado, punonjësit kanë mbërthyer telefonat e tyre inteligjentë për ta shfrytëzuar pushimin në TikTok.

Aplikacioni, në të cilin përdoruesit zhyten në videot e pafundme, tërheq mijëra punonjës që ankohen dhe tallen me punën e tyre.

Kryesisht në formën e videove të shkurtra komedi të filmuara në telefonat e tyre, shpesh të shoqëruara me muzikë.

Këto video janë regjistruar nën hashtag-un e njohur #worktok dhe ndiqen nga miliona përdorues.

Përveç komikes, videot prekin mënyrat e shumta se si puna ka transformuar plotësisht gjatë dy viteve të fundit.

Nëpërmjet tyre, punonjësit po rivlerësojnë kolektivisht normat e vjetra, të gjitha në një dialog global që është i zjarrtë, argëtues dhe gjithashtu ndriçon në qendër të vëmendjes pjesët më problematike të punës.

Shpesh, videot #worktok marrin formën e videove të shkurtra, qesharake, më pak se një minutë, me muzikë ose një lloj audio në trend.

Disa janë bërë nga krijues të përmbajtjes dhe humoristë me qindra mijëra ndjekës. Të tjera janë bërë nga punonjës që punojnë me kohë të plotë, nga baret te financat.

Rezultati është një bisedë kolektive që ka grumbulluar mbi një miliard shikime në aplikacion.

Chase Coleman, videot e të cilit kanë marrë afro tre milionë shikime, trajton tema si pamundësia për t’u shkëputur me të vërtetë kur merr pushimin.

Kurse avokati Henry Nelson-Case tallet me shefat e mikromenaxhimit dhe u kujton kolegëve të punës se kompanitë i shohin të gjithë si të shfrytëzueshëm.

Ndaj i këshillon t’i japin përparësi mirëqenies së tyre mbi gjithçka tjetër.

Shumë përdorues në #worktok e gjetën veten në TikTok jashtë gjendjes së bllokimit, kur kompanitë e tyre zbatuan politikat e punës në distancë më shumë se dy vjet më parë.

E gjitha sepse gjatë pandemisë atyre u mungonte miqësia e zyrës dhe shkëmbimi i historive.

Kështu, aplikacioni iu ofroi një mënyrë për biseduar rreth mënyrave se si po ndryshonte puna.

Për avokatin Nelson-Case, #worktok tregon se si “kaq shumë prej nesh kalojnë të njëjtat përvoja, pavarësisht se cilat janë punët tona”.

“Përvojat dhe nuancat e jetës së korporatës dhe të punës në një zyrë janë të ngjashme dhe pothuajse universale”, ka shtuar ai.

Për të, #worktok ka të bëjë me “nuancat dhe sfidat e vetë mjedisit të korporatës” pasi mendon se duke parë këto video, punonjësit nuk ndihen vetëm.

Referuar ekspertëve, popullariteti i këtyre videove nuk është befasues.

“Puna është një temë me të cilën të gjithë mund të lidhen”, ka thënë menaxherja Amanda Wood.

Dhe është një fushë e hapur loje për ata që duan t’i bashkohen bisedës. “Ka shumë nënkultura të ndryshme në TikTok, kështu që ka mundësi që shumë njerëz të përfshihen”.

Teksa shumë prej videove janë satirike, ngacmimi që shfaqet në #worktok shpesh dyfishohet si dialog që mund t’u ofrojë përdoruesve të tjerë mbështetje ose këshilla për karrierën.

Coleman beson se ngritja e #worktok është pjesë e një referendumi më të gjerë mbi gjendjen aktuale të punës.

Sipas tij, këto video në TikTok janë emblematike për një nxitje për më shumë fleksibilitet të punonjësve, ekuilibër më të mirë punë-jetë dhe ndërgjegjësim më të madh për shëndetin mendor.

Ai beson se #worktok është “realizimi kolektiv” i asaj që po kalojnë punonjësit dhe se ata ankohen për gjëra toksike.

Sidomos disponueshmëria 24/7.

“Nuk kam pse të jem gjithmonë i disponueshëm për njerëzit e tjerë. Kam një jetë për të jetuar dhe duhet të kujdesem për veten”, ka thënë ai.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore