Kosova

Theren me thikë dy persona në Prishtinë


Policia e Kosoves

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës dy persona janë therur me thikë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21 :20, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona”, tha Ahmeti për AP.

Ajo bëri me dije se të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Ahmeti ka njoftuar se lidhur me rastin në fjalë është identifikuar një person i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore