“The Times”: Perëndimi t’i jap fund trillimeve – Vuçiçi nuk është aleat, por kërcënim për stabilitetin në rajon
Gazeta e njohur britanike “The Times” ka shkruar mbi rolin destruktriv të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, qasjen e butë të kancelarive perëndimore ndaj regjimit në Beograd, veçanërisht pas tensioneve në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe aleancën e tij me presidentin rus Vladimir Putin.
Në artikull thuhet se bashkësia e organizuar ndërkombëtare – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – po tregohet tepër tolerante me presidentin serb, gjithmonë me shpresën se vetëm kështu mund t’i prishin marrëdhënien e mira ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.
“Vuçiçi ka marrë guxmin të ngrisë retorikën nxitëse dhe të godasë kritikët vendas duke vepruar njëkohësisht si një kanal për përhapjen e ndikimit rus. Ai nuk është mik i Perëndimit dhe politikat e tij janë një kërcënim i fuqishëm për stabilitetin në rajon”, shkruan e përditshmja britanike.
Gazeta prestigjioze vjen në përfundimin se Perëndimi duhet të braktisë ‘trillimet’ se presidenti serb luan rol qendror për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, ngase ai nuk është fare konstruktiv, por përkundrazi. Madje, gazeta kujton se Vuçiçi ka qenë ministër i propagandës në kohën e Sllobodan Millosheviçit – kriminelit të paditur për krime lufte.
“Pavarësia e Kosovës me të drejtë është mbështetur nga vendet perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-të, që në krye të herës. Rusia është përpjekur të pengojë atë dhe Vuçiçi ka qenë në mënyrë transparente i plotfuqishmi i Putinit, ndërsa pretendon të jetë i hapur ndaj Perëndimit”.
Një pjesë e artikullit i kushtohet edhe ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës të banuar me serbë etnikë. Aty thuhet se nxitësi kryesor i protestuesve serbë që sulmuan paqeruajtësit e NATO-s (KFOR) ishte pikërisht Vuçiç, ndonëse thuhet se e kishte të lehtë qetësimin e situatës.
Aty përmenden edhe kërcënimet e presidentit serb ndaj deputetes britanike, Alicia Kearns, aktualisht kryesuese e Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, e cila ka shprehur vazhdimisht shqetësime legjitime për politikat obstruksioniste të Vuçiçit.
“Serbia duhet të respektojë sovranitetin e Kosovës dhe Vuçiçi duhet të zgjedhë midis qëndrimit me Putinin ose mbrojtjes së normave të qytetëruara. Lufta e drejtë e Ukrainës kërkon aleatë, jo neutralë të deklaruar si Vuçiçi, të cilët në praktikë janë në anën e gabuar”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi