Shqipëria

Tërmeti në Pukë: Dëme në pallate – plasaritje në spitalin e qytetit


Pas tërmetit që goditi veriun e Shqipërisë, më saktësisht Pukën, bashkia e këtij qyteti ka reaguar përmes një statusi në median sociale “Facebook”.

Sipas qeverisjes vendore, në orët e mesnatës të 15 janarit u regjistruan vetëm dëme materiale në disa pallate.

Më të dukshme janë dëmtimet në oxhaqet e pallateve.

Plasaritje dhe dëmtime ka vuajtur edhe spitali i qytetit.

Ndërkaq Instituti i Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka publikuar të dhënat zyrtare e lëkundjeve të 14 janarit.

Magnituda e tërmetit ka qenë 4.3 ballë richter dhe ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash.

Epiqendra është lokalizuar 9 kilometra në lindje të Fushë Arrëzit.

Puka, sipas IGJEUM, ka pësuar dhe tre pasgoditje më të lehta se tërmeti fillestar.

Nga raportimet e para, të shumtë ishin qytetarët që sfiduan temperaturat e ftohta për të qëndruar jashtë shtëpive të tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore