Lajme

Të paktën 964 mijë refugjatë kanë ikur nga Ukraina në Poloni


Patrulla Kufitare Polake tha se gati 1 milion njerëz kanë kaluar kufirin polak nga Ukraina që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë më 24 shkurt.

Në një postim në Twitter të dielën, rojet kufitare polake konfirmuan se “tashmë 964 mijë njerëz që ikën nga Ukraina në Poloni janë pastruar në pikat kufitare”.

Një numër rekord prej mbi 129 mijë refugjatësh kishin kaluar kufirin polako-ukrainas vetëm të shtunën, sipas përfaqësimit të përhershëm polak në Bashkimin Evropian.

Për 11 ditë radhazi, forcat ruse nuk i kanë ndalur bombardimet në Ukrainë, në përpjekje për të kapur qytetet e mëdha si Kievin dhe Kharkiv-in.

Mbi 1.5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën. Ndërkohë Ukraina vijon të rezistojë, pavarësisht sulmeve ruse.

Kombet e Bashkuara raportojnë se janë vrarë 364 civilë, 1 mijë e 123 të plagosur dhe 759 të lënduar lehtë në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore