Bota

Të dhënat: Bota është larg të arriturit të objektivave për klimën


Emetimet e karbonit, shkakut kryesor të ndryshimeve klimatike, ranë më shumë në vitin 2020 se sa ne ndonjë vit tjetër që nga lufta e dytë botërore. Një rënie e tillë duhet të ndodhë çdo dy vite për një dekadë, për të qëndruar brënda objektivave të Marrëveshjes së Parisit.

Ishte e qartë që mbyllja për shkak të Covid-19 shkaktoi një rënie drastike të emetimeve të karbonit nga djegia e karburanteve. 

Të dhënat e fundit të publikuara më 3 mars nga Global Carbon Project, tregon se janë prodhuar 34 miliardë tonë dioksiod-karboni industrial në vitin 2020. Shifra është 2,6 miliard tonë (7%) më pak se 2019.

Viti 2020 ishte një vit i pazakontë dhe emetimet kanë filluar të rikthehen në nivelet e mëparshme. Gjithashtu vlerësohet se rënia gjatë pandemisë erdhi me një kosto shumë të lartë për ekonomitë dhe shoqëritë tona. 

Megjithatë, për të arritur qëllimet e vendosura në Marrëveshjen e Parisit që kufizojnë rritjen e ngrohjes globale mes 1,5°C dhe 2°C, do të nevojiten reduktime të tjera përgjatë dekadës.

“Na duhen reduktime në emetime në masën e rënies [nga pandemia] çdo dy vite, por duke përdorur mënyre krejt të ndryshme,” tha Corinne Le Quéré nga Universiteti i Anglisë Lindore. 

Emetimet globale nisën rënien që përpara pandemisë. Pas dekadash rritjeje të vrullshme, rritja vit pas viti filloi të ngadalësohej.

Të dhënat tregojnë se mes viteve 2016 dhe 2019, si rezultat i Marrëveshjes së Parisit, emetimet ranë në 64 shtete të botës krahasuar me pesë vitet e shkuara. Megjithatë, ato janë rritur në 150 të tjera.

Mesatarisht vlerësohet se 64 shtetet reduktuan emetimet me 0,16 miliard tonë të dioksidit të karbonit përgjatë pesë viteve. Reduktimi përbën një të dhjetën e nivelit që duhen ulur për të arritur qëllimet e marrëveshjes.

Konkluzionet e të dhënave tregojnë qartë se më shumë duhet bërë në këtë drejtim.

Përpara samitit të klimës COP26 të OKB-së, qe do të mbahet në nëntor të këtij viti, shtetet duhet të paraqesin planet e tyre ambicioze për të reduktuar emetimet. Më shumë se 75 shtete e kanë bërë këtë gjë, për një ulje e pritshme prej 30% të emetimeve globale.

Një raport i nxjerrë më 26 shkurt nga Korniza e Konventës për Ndryshimet Klimatike të OKB-së, zbuloi se nëse vijohet me angazhimet e tanishme, emetimet do të reduktoheshun me 1% deri në 2030.

Për ta mbajtur rritjen në 1,5°C ose 2°C, reduktimet duhet të jenë respektivisht në masat 45% dhe 25%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore