Kosova

Talat Xhaferi viziton Kosovën


Talat Xhaferi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Talat Xhaferi këtë të premte viziton Kosovën.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut në këtë vizitë zyrtare do të takohet me përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike në Kosovë.

Xhaferi, do të pritet nga homologun e tij, kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, vizitë kjo e cila është paralajmëruar se do të mbahet në ora 10:00, pas të cilës të dy kryetarët e parlamenteve do të mbajnë konferencë për medie për të treguar arsyen e vizitës dhe marrëveshje te bashkëpunimit, nëse ka.

Talat Xhaferi me helikopter në Kosovë

Në Kosovë, Xhaferi ishte edhe para katër vitesh.

Në këtë vizitë zyrtare, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kishte ardhur me helikopter.

Në shtator të vitit 2017 ai ishte pritur sipas protokollit shtetëror.

Kryekuvendari i Maqedonisë atë kohë kishte ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore