Lajme

Suedia do të dërgojë 5000 armë të tjera antitank në Ukrainë


Suedia do të dërgojë 5 mijë armë të tjera antitank në Ukrainë.

Lajmin e ka bërë me dije ministri suedez i Mbrojtjes Peter Hultqvist për agjencinë e lajmeve “TT”.

Suedia do të dërgojë gjithashtu pajisje për çminim, sqaroi ai.

Komisioni i Financave në Kuvendin suedez po merret me këtë kërkesë pasditen e sotme.

Gjatë muajit shkurt Stokholm-i furnizoi gjithashtu Ukrainën me 5 mijë armë antitank.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore