Shqipëria

SPAK sekuestron HEC-in ‘Drita’ të Erzen Breçanit dhe llogari bankare të Ervin Matës


Prokuroria e Posaçme SPAK ka sekuestruar HEC-in “Drita” në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij.

Ndërkohë, Ervin Matës i janë sekuestruar llogari bankare, automjete, si dhe janë duke vijuar hetimet për prona të tjera në emër të tyre apo familjarëve.

Në Apelin e Posaçëm, këtë të premte të 19 janarit, do të shqyrtohej ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros.

Mirëpo, seanca është shtyrë për një ditë tjetër.

Sakaq, po vijojnë hetimet për pronat e tjera që mund të jenë fshehur nga të akuzuarit duke përdorur persona të tjerë.

Nga Erzen Breçani te Dedan Gjoni, Apeli lë në burg 4 të arrestuarit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore