Lajme

Sllovakia e gatshme të transferojë flotën e saj të avionëve luftarakë MIG-29 në Ukrainë


Sllovakia është e hapur për bisedime për transferimin e flotës së saj prej 11 avionësh luftarakë MIG-29 në Ukrainë, shkruan redaktori i sigurisë dhe mbrojtjes i Sky, Deborah Haynes, e cila ndodhet në Bratislavë.

Ministri sllovak i mbrojtjes Jaroslav Nad, tha se vendi i tij nuk ishte mjaft i madh për të qenë në gjendje t’i dhuronte në mënyrë të njëanshme avionët luftarakë – të cilët pilotët ukrainas i operojnë në mënyrë që të mund t’i përdorin lehtësisht – kështu që do t’i duheshin aleatët për të ofruar aeroplan zëvendësues ose para.

Ai tha se çdo MIG-29 vlente rreth 35 milionë euro.

Lajmi u bë i ditur gjatë një konference të përbashkët shtypi me sekretarin britanik të mbrojtjes Ben Wallace, i cili ishte për një vizitë në Bratislavë të hënën.

Ministri britanik përshëndeti mbështetjen e Sllovakisë për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit.

I pyetur nga Sky News nëse Sllovakia do të konsideronte t’i jepte Ukrainës avionët e saj MIG-29, ministri sllovak i mbrojtjes tha se 11 avionët do të ndalonin së operuari nga Forcat Ajrore Sllovake nga fundi i gushtit, me avionët çekë dhe polakë që priten të marrin përsipër mbrojtjen e hapësirës ajrore të Sllovakisë nga fillimi i shtatorit.

“Menjëherë kur t’i zbarkojmë dhe çekët dhe polakët do të marrin përsipër policinë ajrore, ne mund të diskutojmë për të ardhmen e MIG-29,” tha Nad.

Por ai nënvizoi se vendi i tij nuk mund t’i japë ato thjesht, pa patur avion zëvendësues apo para.

“Ne jemi të hapur për diskutim për t’i dhuruar avionët MIG-29 në Ukrainë, por sigurisht që kjo do të kërkojë, do të thosha, një diskutim më të gjerë për marrjen parasysh të aspekteve financiare dhe të gjitha aspekteve të tjera të dorëzimit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore