Jetesë & Stil

Sjelljet që dëmtojnë trurin


Truri është organi më i komplikuar te njeriu. Ai përmban 100 miliardë qeliza nervore, ku secila prej tyre është e lidhur me rreth 1 mijë qeliza të tjera, të quajtura neurone.

Për shekuj me radhe shkenca ka studiuar misteret e panjohura të këtij organi. I krahasuar me një kompjuter të sofistikuar, ai është shumë delikat në të njëjtën kohë. Njerëzit janë të interesuar vazhdimisht për mënyrat e zhvillimit të trurit. Sipas shkencës shumë sëmundje të trurit mund të përmirësohen, vetëm fal një jete të shëndetshme. Një rol shumë të rëndësishëm luan ndjekja e një diete dhe aktiviteti fizik.

Ja cilat janë disa nga sjelljet që dëmtojnë trurin?

Mos ngrënia e mëngjesit
Njerëzit të cilët nuk hanë mëngjes do të kenë sasi të pakta të sheqerit në gjak dhe si rezultat i kësaj, truri nuk do të ketë rezerva të mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit. 

Pirja e duhanit
Përdorimi i duhanit, tashmë dihet se është i dëmshëm për shëndetin tuaj. Pirja e tij shkakton tkurrje të shumëfishtë të trurit dhe mund të shkaktojë sëmundjen e Alzheimerit.

Ngrënia pa masë
Jo vetëm mungesa e oreksit por edhe ngrënia e tepërt është një ves që shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila të shpie deri në zvogëlimin e fuqisë mentale. Në një dietë të shëndetshme ditore parashikohet edhe një sasi e caktuar ushqimi, për të mos rrezikuar mbipeshën dhe probleme të ndryshme shëndetësore.

Pagjumësia
Pagjumësia e madhe përshpejton ne vdekjen – mbarimin e qelizave trunore etj. Truri ka nevojë për pushim. Arsyeja më e shpeshtë e mungesës së gjumit është insomnia, vështirësia për të rënë dhe për të qëndruar në gjumë. Fatkeqësisht, shumë ilaçe që përdoren për të trajtuar insomninë, gjithashtu mund të dëmtojnë kujtesën dhe funksionin e përgjithshëm të trurit.

Ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit ndikon në mënyrë direkte te truri. Thithja e ajrit të ndotur dobëson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogëluar efikasitetin e tij.

Mungesa e mendimeve stimuluese

Të menduarit është metoda më efikase ne stërvitjen e trurit tonë. Mungesa e mendimeve stimuluese ne tru shkakton tkurrjen e tij.

 Stresi

Stresi mund të ketë një ndikim serioz , sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imun  Është e nevojshme për t’u kujdesur për shëndetin mendor dhe fizik. Jo vetëm faktorët fiziologjikë por edhe ato psikologjikë mund të jenë të dëmshëm për shëndetin. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore