Kosova

Sipas Vetëvendosjes, papunësia në BE është më e madhe se në Kosovë


Ilustrim

Papunësia në Gjermani është llogaritur rreth 3.4 për qind, ndërsa papunësia në Kosovë, në bazë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet, rezulton të jetë 4 për qind. Pra, në qoftë se niveli i papunësisë në Gjermani është 3.4 për qind, dhe LVV-ja deklaron një papunësi prej 4 për qind, atëherë diferenca mes Gjermanisë dhe Kosovës është 0.6 për qind. E thjeshtë, apo jo?

Në bazë të statitistikave të fundit, niveli i papunësisë në Gjermani është 3.4 për qind. Në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), vetëm Çekia dhe Polonia kanë regjistruar nivele më të ulëta të papunësisë se sa Gjermania. Spanja ka nivelin më të lartë të papunësisë në Evropë, ndërsa niveli i papunësisë brenda BE-së në përgjigjësi është vlerësuar të jetë 6 për qind.

Kjo situatë krijon edhe një rast për të demaskuar propagandën që paraqet një imazh të tejzmadhuar të suksesit ekonomik në Kosovë. LVV-ja ka nxjerrë këtë rezultat nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), i cili ka realizuar një anketë në mars/prill 2024, që e bën shumë të vështirë nxjerrjen e një panorame të qartë dhe të saktë për nivelin e papunësisë në Kosovë.

Në Finlandë dhe Suedi – dy vende evropiane që janë të njohura për tregun e zhvilluar të punës – niveli i papunësisë në korrik 2024 është regjistruar 8.4 për qind, përkatësisht 8.3 për qind. Në dhjetë vjetët e fundit, niveli i papunësisë në Kosovë ka shënuar rënie dhe ngritje. Megjithatë, sa herë është shënuar ngritje, faktor kyç që ka ndikuar ka qenë emigrimi i popullatës.

Ndryshe, në bazë të të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e papunësisë në vend ka qenë 10.7 për qind në vitin 2023. Në Kosovë, rreth 650 mijë persona janë joaktivë – nuk janë as të punësuar as të regjistruar si të papunë. Kjo nënkupton se shumë kosovarë, ndonëse nuk janë të punësuar, nuk figurojnë në statistikat e papunësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore