Lajme

Si e ndihmoi Macron kompaninë Uber?


Mijëra dosje të zbuluara kanë ekspozuar mënyrën se si kompania “Uber” u shoqërua me politikanë të lartë dhe sa larg shkoi për të shmangur drejtësinë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë perëndimore, duke cituar hulumtimin e “The Guardian”.

Ato detajojnë ndihmën e gjerë që Uber mori nga liderë si Emmanuel Macron dhe ish-komisionerja e BE-së Neelie Kroes.

Dosjet tregojnë gjithashtu se si ish-shefi i firmës së taksive personalisht urdhëroi përdorimin e një “çelësi fshirës” për të parandaluar hyrjen e policisë në kompjuterë.

Uber u shfajësua duke deklaruar se “sjellja e kaluar nuk ishte në përputhje me vlerat e tanishme” dhe ajo është një “kompani e ndryshme” sot.

Më shumë se 124 mijë regjistrime, duke përfshirë 83 mijë email-e dhe 1 mijë skedarë të tjerë që përfshijnë biseda.

Këto shtrihen nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Zbulimi solli në vëmendje për herë të parë, se si një përpjekje lobimi dhe marrëdhëniesh me publikun me vlerë 90 milionë dollarë në vit rekrutoi politikanë miqësorë.

Kjo, për të ndihmuar në fushatën e saj kundër industrisë së taksive në Evropë.

Emmanuel Macron secretly aided Uber lobbying drive in France, leak reveals | Emmanuel Macron | The Guardian

Francë

Taksistët francezë organizuan asokohe protesta të dhunshme në rrugë kundër Uber-it.

Ndërsa Macron i tha shefit të Uber-it, Travis Kalanick se do të reformonte ligjet në favor të firmës.

Skedarët tregojnë se si ish-komisionerja digjitale e BE-së, Neelie Kroes, një nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, ishte në bisedime për t’u bashkuar me Uber-in.

Kjo, para përfundimit të mandatit të saj – dhe më pas loboi fshehurazi për firmën.

Ky veprim i zyrtares evropiane është në shkelje të rregullave të etikës së BE-së.

Në atë periudhë, Uber nuk ishte vetëm një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë në botë por edhe një nga më të diskutueshmet.

Kompania përndiqej nga çështjet gjyqësore, akuzat për ngacmim seksual dhe skandalet e shkeljes së të dhënave.

Kjo kulmoi me largimin e Kalanick-ut nga detyra në vitin 2017.

Uber CEO Travis Kalanick Says He Needs To 'Grow Up,' After Video Of Dispute With Driver : The Two-Way : NPR
Travis Kalanick
Macron

Në gusht të vitit 2014, një ish-bankier ambicioz i quajtur Emmanuel Macron sapo ishte emëruar ministër i Ekonomisë.

Ky i fundit, e shihte Uber-in si një burim rritjeje dhe kishte shumë nevojë për punë të reja dhe ishte i etur për të ndihmuar.

Atë tetor, ai mbajti një takim me Kalanick-un dhe drejtues e lobistë të tjerë.

Lobisti i Uber-it, Mark MacGann e përshkroi takimin si “spektakolar. Ashtu siç nuk e kam parë kurrë”, tregojnë dosjet. “Do të kërcejmë së shpejti”, shtoi ai.

“Emmanuel” dhe “Travis” u takuan të paktën katër herë, tregojnë dosjet – në Paris dhe në konferencën e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Më herët ishte raportuar vetëm takimi i Davos-it.

Në një moment Uber i shkroi Macron-it duke thënë se ishte “jashtëzakonisht mirënjohës”.

Taksistët francezë u tërbuan veçanërisht nga zbulimi i “UberPop” në vitin 2014.

Ky shërbim lejonte shoferët e palicensuar që të ofronin udhëtime, me çmime shumë më të ulëta.

Gjykatat dhe parlamenti e ndaluan atë, por Uber e mbajti shërbimin në funksion pasi kundërshtoi ligjin.

What is UberPOP? Here's A Detailed Overview - Uber Guide

Ligjet

Macron nuk mendoi se kishte një të ardhme për “UberPop-in”, por ai pranoi të punonte me kompaninë.

Kjo, për të rishkruar ligjet franceze të cilat rregullonin shërbimet e tjera të saj.

“Uber do të ofrojë një skicë për një kornizë rregullatore për ndarjen e udhëtimeve. Ne do të lidhim ekipet tona përkatëse për të filluar punën për një propozim të mundshëm që mund të bëhet korniza formale në Francë”, shkruhet në një email nga Kalanick drejtuar Macron-it.

Më 25 qershor të vitit 2015, protestat u bënë të dhunshme dhe një javë më vonë, Macron i kërkoi ndihmë Kalanick-ut.

“[Unë] do t’i mbledh të gjithë javën e ardhshme për të përgatitur reformën dhe korrigjuar ligjin”.

Në të njëjtën ditë, Uber njoftoi pezullimin e “UberPop-it” në Francë.

Muaj më vonë, Macron nënshkroi një dekret që lehtësonte kërkesat për licencimin e shoferëve të Uber-it.

Shtrirja e marrëdhënieve të presidentit francez me firmën globale që funksiononte në kundërshtim me ligjin francez nuk ishte zbuluar deri më tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore