Lajme

Shteti nuk do të lërë “gur pa lëvizur” për të ndihmuar jugun të rimëkëmbet, thotë Netanyahu


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi para autoriteteve në jug të Izraelit se shteti nuk do të lërë gur pa lëvizur për t’i ndihmuar.

“Unë e di që ju keni kaluar nëpër gjëra të tmerrshme dhe të vështira, shteti nuk do të lërë gur pa lëvizur për t’ju ndihmuar”, theksoi fillimisht Netanyahu.

Netanyahu i udhëzoi ata të “qëndrojnë të palëkundur sepse ne do të ndryshojmë Lindjen e Mesme”, duke shtuar, “Hamasi do të kalojë gjëra të vështira dhe të tmerrshme” dhe se “ne sapo kemi filluar” fushatën.

“Udhëheqja juaj është shumë e fortë në këto ditë të vështira, do të duhet kohë dhe duhet një qëndrim i fortë në ditët e vështira që do të vijnë. Ne jemi të gjithë me ju dhe do ta mposhtim [Hamasin] me forcë, shumë forcë”, tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit mblodhi kabinetin e sigurisë të shtunën pasdite, duke thënë se “që nga mëngjesi i sotëm, Izraeli është në gjendje lufte”.

Netanyahu shtoi se misioni i parë i ushtrisë është të pastrojë të gjitha komunitetet jugore nga prania e terroristëve që depërtuan në to dhe “të rivendosë sigurinë dhe paqen në të gjitha komunitetet që pësuan sulmin”.

Kreu i Qeverisë shtoi se objektivi i dytë i ushtrisë është “të bëjë armikun të paguajë një çmim të llahtarshëm” dhe se objektivi i tretë është të sigurojë arena të tjera potencialisht të dhunshme “kështu që askush tjetër nuk do të mendonte t’i bashkohej kësaj lufte”.

“Në një kohë lufte, ne të gjithë duhet të qëndrojmë të qetë. Unë i bëj thirrje të gjithë qytetarëve izraelitë të bashkohen, në mënyrë që të mund të arrijmë objektivin tonë – të fitojmë këtë luftë”, ravijëzoi ai në përmbyllje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore