Shqipëria

Shqipëria – pjesë e Aleancës Globale të Oqeanit


Përmes një tweet-i, Departamenti britanik për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale (DEKRA), ka zbuluar se Shqipëria do t’i bashkangjitet Aleancës Globale të Oqeanit.

“Ne jemi të ngazëllyer të mirëpresim Shqipërinë, Antigua dhe Barbuda, Barbados-in, Izrael-in, Mikronezi-në, Niue-n dhe Trinidad dhe Tobago-n në Aleancën Globale të Oqeanit”, shkruan DEKRA në statusin e saj.

Angazhimi i DEKRA-s dhe vendeve pjesëmarrëse në aleancë është që të paktën 30% e oqeanit global të jetë e mbrojtur deri në vitin 2030.

30 shtete i janë bashkuar Aleancës Globale të Oqeanit duke mbrojtur një angazhim ndërkombëtar që të paktën 30% e oqeanit global të mbrohet përmes Zonave të Mbrojtura Detare deri në vitin 2030.

Mbretëria e Bashkuar ka përsëritur vazhdimisht angazhimin e saj për mbrojtjen e mjedisit dhe ndalimin e humbjes së biodiversitetit.

Udhëheqja globale e MB-ve në mbrojtjen e oqeaneve e ka parë të udhës që të krijonte një “Brez Blu” të zonave të mbrojtura detare.

Këto të fundit shtrihen deri në 4 milionë kilometra katrorë në të gjithë territoret e saj jashtë shtetit dhe një Fondi të Planetit Blu prej 500 milionë paundësh.

Nisma pritet të mbrojë burimet detare nga ndikimet e krijuara nga dora e njeriut, përfshirë ndryshimin e klimës, ndotjen plastike, peshkimin e tepërt dhe humbjen e habitatit.

Aleanca Globale e Oqeanit është rritur nga 10 në 30 anëtarë në vetëm 12 muaj, dhe vendet të cilat së bashku me Mbretërinë e Bashkuar janë zotuar të trefishojnë objektivat ekzistues janë: Belize, Belgjikë, Cabo Verde, Kanada, Kili, Kosta Rika, Kroaci, Ekuador, Finlandë , Fixhi, Gabon, Gjermani, Guatemalë, Honduras, Itali, Kenia, Luksemburg, Maldive, Monako, Nigeri, Palau, Portugali, Sishel, Senegal, St Kitts, Suedi, Spanjë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Vanuatu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore