Shqipëria

Shkarkohet shefi i Komisariatit të Policisë Pukë për shkelje të etikës


Policia e Shtetit ka shkarkuar dhe përjashtuar nga radhët e policisë shefin e Komisariatit të Policisë Pukë.

Referuar njoftimit, shtetasi P. L. Ka shkelur Kodin e Etikës dhe të komunikimit, si dhe ka goditur një shtetas.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sapo është njohur me rastin, ka shkarkuar nga detyra dhe ka përjashtuar menjëherë, nga radhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit”.

Po ashtu edhe për tejkalimin e kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.

Sakaq, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën.

“Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe si e tillë nuk mund të kenë vend në radhët e saj për punonjës policie që me veprimet e tyre abuzive shkelin liritë e të drejtat e qytetarëve”, ka vijuar njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore