Lajme

SHBA-të dënojnë sekuestrimin e anijes: Irani duhet ta lirojë menjëherë


“Ne dënojmë fuqishëm sekuestrimin nga Irani të MSC Aries me flamur portugez, në pronësi britanike në ujërat ndërkombëtare”.

Kështu shkruan zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, në X.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit që të lirojë menjëherë anijen dhe ekuipazhin e saj ndërkombëtar, i cili  ërbëhet nga qytetarë indianë, filipinas, pakistanezë, rusë dhe estonezë”.

Ndërkaq, agjencia shtetërore e lajmeve iraniane, IRNA, tha të shtunën se Garda e saj Revolucionare kishte kapur anijen MSC Aries për të cilën tha se ishte “e lidhur me Izraelin” dhe se po transferohej në ujërat territoriale të Iranit.

Një helikopter i forcave speciale të marinës së Gardës hipi në anijen me flamur portugez dhe e kapi atë, shtoi IRNA.

Irani do të ketë pasoja nëse përshkallëzon dhunën në rajon, u kundërpërgjigj të shtunën një zëdhënës ushtarak izraelit, sipas Reuters.

“Irani do të mbajë pasojat nëse zgjedh të përshkallëzojë situatën më tej”, tha admirali Daniel Hagari në një deklaratë.

“Izraeli është në gatishmëri të lartë. Ne kemi rritur gatishmërinë tonë për të mbrojtur Izraelin nga agresioni i mëtejshëm iranian. Ne jemi gjithashtu të përgatitur të përgjigjemi.”

Reuters raporton se komentet nga Hagari erdhën pasi deklarata u bë në lidhje me kapjen e një anijeje midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Iranit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore