Punëtorët e Lotarisë së Kosovës të hënën e 25 tetorit do të mblidhen që të protestojnë para qeverisë duke kërkuar miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.
Përmes një komunikate për media thuhet se protesta do të nis nga ora 11:00, ku do të kërkohet ndihma në “realizimin e së drejtës themelore për të punuar”.
“Lotaria e Kosovës mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019, ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale”, thuhet në komunikatë.
Sipas këtij njoftimi, thuhet se qeveria “është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj”.
Ndërkaq, të premten e 22 tetorit, punëtorët e Lotarisë kanë protestuar kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar të drejtat e tyre, kthimin në punë dhe plotësim-ndryshimin e Ligjit për këtë institucion.
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës me pankarta në duar kanë pasur disa kërkesa si “Kërkojmë pagat tona”, “Mos na rrezikoni ekzistencën e familjeve”, “Qeveria pronare, punëtorët në rrugë”, “Edhe fëmijët tanë e duan jetën”, “Mbajeni premtimin miratoni ligjin”, “Pranuar dhe certifikuar në Evropë, anashkaluar në Kosovë”.
Shpresa Gosalci, punëtore në Lotarinë e Kosovës, para mediave ka thënë se plotësim-ndryshimi i Ligjit ka qenë kërkesë e tyre e kamotshme dhe punëtorët tonë janë në gjendje të rëndë që nga viti 2020 janë pa paga.
Sipas saj, ata kanë kërkuar edhe takim me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve por asgjë nuk ka ndodhur deri tani.
“Ne kemi bërë kërkesa për takimin me ministrin e Financave, ku na është premtuar që do të trajtohet çështja jonë, mirëpo deri tani nuk kemi asgjë konkrete, na kemi thënë se mund të merr muaj, por jemi 60 familje sepse gjysma e punëtorëve janë gra dhe gjendja është shumë e rëndë”, tha Gosalci.
Ndërsa, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në muajin mars të vitit 2019, kishte sponsorizuar një ligj në Kuvend, ku ndaloheshin lojërat e fatit, që përfshinin kazinotë, bastoret etj. Por ky ligj kishte mbyllur edhe lotarinë e shtetit.
As Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, nuk e kishte zgjidhur problemin e këtyre punëtorëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë