Serbia s’do të përfitojë “zbritje” për shkak të litiumit kur bëhet fjalë për Kosovën, thotë sekretarja gjermane
Franziska Brantner, sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë së Gjermanisë, në një intervistë për gazetën gjermane “Tageszeitung” të martën, ka deklaruar se Serbia nuk do të përfitojë “zbritje” për shkak të marrëveshjes për litiumin, posaçërisht kur bëhet fjalë për Kosovën.
Duke folur rreth partneritetit dhe marrëveshjes për minierat e litiumit të arritur midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian (BE), nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe drojës se kjo do të “vulosë” heshtjen e BE-së ndaj veprimeve të Serbisë, ajo ka thënë se diçka e tillë s’do të ndodhë.
“Serbia është kandidate për anëtarësim në BE. Ky proces, në të cilin sundimi i ligjit dhe demokracia janë qendrore, nuk do të ndikohet nga ky projekt. Nuk ka asnjë zbritje për shkak të litiumit sa i përket sundimit të ligjit, as nuk do të ketë zbritje kur bëhet fjalë për Kosovën apo Bosnje-Hercegovinën”, ka theksuar Brantner kur është pyetur në mos kjo do ta trimërojë Serbinë.
Ndryshe, më 19 korrik, në Beograd, u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Serbisë dhe BE-së për partneritet strategjik për lëndën e parë të litiumit dhe zinxhirët e prodhimit të baterive e automjeteve elektrike. E shumë analistë të huaj kanë vlerësuar se procesi i eksploatimit të litiumit do të ketë pasoja për fqinjët rajonalë, veçanërisht për Kosovën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ushtarët britanikë realizojnë ushtrimin për “gatishmëri për përballje me të gjithë skenarët”
-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke