Shqipëria

Semafori i kuq “dëbon” shqiptarin nga Holanda


Një incident i pazakontë është regjistruar gjatë javës së kaluar në Holandë me protagonist një shtetas shqiptar dhe një oficer policie.

Kalimi me biçikletë në semafor të kuq i kushtoi “dëbimin” burrit të paidentifikuar nga autoritetet holandeze.

Një gjobë dhe debati me një oficer policie bënë që shtetasi shqiptar të përfundonte në komisariat.

Aty, oficerët zbuluan se çiklisti banonte në Holandë pa letra, thotë transmetuesi lokal AT5.

Burri, shtetas me kombësi shqiptare, nuk ka dashur të tregojë dokumentin e identitetit dhe agjentët kanë vazhduar me arrestimin.

Ata e kanë dorëzuar në Policinë e Emigracionit e cila do të kujdeset për dëbimin e tij në Shqipëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore