Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin foli dy herë me homologun e tij izraelit, ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, të martën, sipas dy zyrtarëve të mbrojtjes amerikane.
Zyrtarët nuk kanë specifikuar saktësisht se në cilën orë kanë ndodhur dy telefonatat.
Megjithëse Austin dhe Gallant janë në kontakt të rregullt, është e pazakontë të planifikohen dy telefonata në një ditë dhe tregon se sa seriozisht e shikon SHBA situatën në Liban. Kur Irani lëshoi një breshëri raketash balistike dhe dronësh në Izrael më 13 prill, të dy folën gjithashtu dy herë.
Në një konferencë për shtyp të martën, sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder tha vetëm se të dy “folën me telefon sot” pa specifikuar sa herë.
“Sekretari përsëriti nevojën për një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh, dhe rëndësinë e reduktimit të tensioneve përmes diplomacisë për të parandaluar potencialin për një konflikt më të gjerë rajonal”, tha Ryder.
Marrë nga CNN, përshtatur për Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shtyhet sërish seanca për “Sterilizimin”, Beqaj: Jam thirrur në Komisionin Hetimor
-
PSD: Kurti dhe Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiç-it sipas kritereve që kanë vendosur për Urën e Ibrit
-
Mijëra persona u evakuuan pasi stuhia bëri kërdinë në veri të Italisë
-
Fidan: Të kesh marrëdhënie vëllazërore me Kosovën është obligimi ynë historik
Lajmet kryesore
-
Në një Shtet ku Ligji Humb Midis Fushës dhe Korrupsionit: Komedia e Errët e Futbollit të Kosovës
-
Ngrihet Komitet i Përbashkët Konsultativ për integrimin e Shqipërisë në BE
-
Pentagoni i druhet një ofensive tokësore të Izraelit në Liban
-
PSD: Kurti dhe Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiç-it sipas kritereve që kanë vendosur për Urën e Ibrit