Lajme

Rusia revokon akreditimin e diplomatëve britanikë që i akuzon për spiunazh


Shërbimi rus i sigurisë FSB ka revokuar akreditimin e gjashtë diplomatëve britanikë në Moskë, veprimet e të cilëve tha se treguan shenja të spiunazhit dhe sabotimit.

FSB tha se kishte dokumente që tregonin se një departament i Ministrisë së Jashtme Britanike në Londër po koordinonte atë që e quajti “përshkallëzimin e situatës politike dhe ushtarake” dhe kishte për detyrë të siguronte humbjen strategjike të Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.

“Kështu, faktet e zbuluara japin bazë për të konsideruar aktivitetet e diplomatëve britanikë të dërguar në Moskë nga drejtoria si kërcënuese për sigurinë e Federatës Ruse”, tha FSB në një deklaratë.

“Në lidhje me këtë, në bazë të dokumenteve të ofruara nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë dhe si përgjigje ndaj hapave të shumtë armiqësorë të ndërmarrë nga Londra, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, në bashkëpunim me agjencitë e interesuara, ka ndërpreu akreditimin e gjashtë anëtarëve të departamentit politik të ambasadës britanike në Moskë në veprimet e të cilëve u gjetën shenja spiunazhi dhe sabotimi”.

Gjashtë diplomatët u emëruan në televizionin shtetëror rus, i cili gjithashtu tregoi fotografi të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore