Lajme

Rusia përuron variantin e saj të McDonald’s


Ish-McDonald’s-i në Rusi tani do të quhet Vkusno & Tochka (E shijshme dhe Kaq).

Harqet e arta janë zhdukur, filetoja e peshkut është thjesht një burger peshku.

Një epokë e re për skenën e ushqimit të shpejtë dhe ekonomisë ruse zbardhi të dielën e 12 qershorit me hapjen e këtyre restoranteve të para.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase.

Raportohet se menyja do të mbetet e pandryshuar.

Mac Flury dhe BigMac u hoqën nga menyja përmes “shoqërimeve të drejtpërdrejta me markën”.

Një hamburger i dyfishtë me djathë kushtonte 129 rubla (2,31 dollarë) krahasuar me afërsisht 160 rubla në McDonald’s dhe një burger peshku për 169 rubla, krahasuar me rreth 190 rubla më parë.

Deri në fund të qershorit kjo kompani premton hapjen e rreth 200 restoranteve dhe në pesë-gjashtë vitet e ardhshme do të rrisin numrin e restoranteve nga 850 në një mijë.

Restorantet e McDonald’s në Ukrainë nuk do të hapen deri në fund të luftës.

Në maj zinxhiri amerikan i ushqimit të shpejtë mori vendimin për një dalje të plotë nga Rusia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore