Lajme

Rusia dhe Ukraina po zhvillojnë negociata për “shkëmbim pengjesh”


Rusia ka kapur rreth 100 persona dhe negociatat janë duke u zhvilluar për një shkëmbim.

Këtë e bën të ditur zëvendës kryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk në një intervistë me “Suspilny-n”.

Sipas saj, Federata Ruse shprehu dëshirën për të rimarrë marinarët e saj që u shpëtuan në Detin e Zi nga pala ukrainase.

“Këtu ka marinarë (nga ishulli i gjarpërinjve), meqë ra fjala, ne shpëtuam 11 marinarë dhe jemi gati t’i japim, pse na duhen, vetëm nëse ata na kthejnë njerëzit tanë”, u shpreh zyrtarja ukrainase.

Vereshchuk u shfaq shpresëplotë se në të ardhmen e afërt, Ukraina do të jetë në gjendje të marrë qytetarët e saj.

“Nuk ka vetëm marinarë, por, 92 persona, nëse nuk gabohem, të cilët i kapën’, sqaroi numrin e saktë të robërve Vereshchuk.

Ajo gjithashtu tha se Tatyana Moskalkova, Avokati i Popullit për të Drejtat e Njeriut në Federatën Ruse, iu afrua asaj për mundësinë e një shkëmbimi: një marinar për një marinar, një pilot për një pilot.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore