Ministri i Qeverisë së Kosovës, dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, është nisur për në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar.
Këtë takim në bazën ushtarake serbe në Rashkë, e ka thirrur vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si “mbledhje emergjente me përfaqësuesit politikë të popullit serb në Kosovë”.
Ndërsa Goran Rakiç tha për gazetarë se “Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçit është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”.
Rakiç aksionin policor të Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, e ka quajtur Natë e Kristalit (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve).
“Presidenti i Serbisë është nisur për në Rashkë, dhe edhe ne do të shkojmë. Do të shkojmë të gjithë, po qe nevoja edhe 15 mijë ose 20 mijë njerëz do të vijnë”, tha ndër të tjera ministri i Qeverisë së Kosovës.
Ai tha se do ta pyesin Vuçiçin se “është i sinqertë me ne, dhe a do të na ndihmojë”.
Ndërsa tha edhe se “Kjo për neve është çështje jetë a vdekje”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor takohen të mërkurën në drekë pune
-
Gërvalla në Kanada diskuton për sfidat e vendeve të prekura nga konfliktet
-
“Bizneset dhe ekonomia po kthehen në trajektoren e rritjes”, thotë Murati
-
Haradinaj: Po punojmë që më 9 shkurt Kosova të marrë drejtimin që i duhet për të ecur përpara
Lajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor takohen të mërkurën në drekë pune