Kosova

Qeveria s’e ka ndërmend ta shtyjë më afatin për targat – Kurti: Tashmë e kemi bërë shtyrjen


Albin Kurti

Kosova pranoi që një herë të shtyjë një muaj afatin për kalimin nga targat KM në ato RKS për serbët në Kosovë dhe më pas edhe një herë të dytë për dy muaj, por kjo nuk do të ndodhë më.

Përkundër kërkesës ndërkombëtare, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur në Forumin që po mbahet në Prishtinë, deklaroi para gazetarëve se “ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik”.

“Data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët të cikët kanë automjete me targa të stërvjetruara do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale”, pohoi ai.

Më pas, u ka bërë thirrje “serbëve që ti konvertojnë targat, janë më pas se 10 mijë vetura”.

Kurti, i vetëdijshëm për situatën aktuale, pohoi se “jemi të kujdesshëm që mos të rrezikohet paqja dhe siguria, andaj edhe kur aleatët na japin sugjerime ne ato i marrim shumë seriozisht dhe i analizojmë me kujdes”.

Por, shtoi se është në komunikim “me ministrin e Brendshëm, Xhelal Svecla dhe me drejtorin e Policisë, komandantin e KFOR-it”.

“Nuk duam ti befasojmë aleatët, por kriminelët”, shtoi Kurti.

Kryeministri sërish ka përsëritur se masat për ndryshimin e targave nuk janë veprime të qeverisë kundër serbëve të Kosovës, por “për ta”.

Prandaj, “qeveria po bën të mirën e mundshme”.

Ai e ka pranuar se ka një fushatë në Beograd kundër implementimit të këtij vendimi, prandaj e kupton se “kjo fushatë negative është problem më I madh për targat”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore