Qeveria lidhi 781 kontrata me negocim, 209 milionë euro në pyetje – Veç KEK-u dha 102 milionë euro me procedura të dyshimta

Foto: Albanian Post

Valon Rashiti
28.05.2024 16:01
Loading Icons...

Gjatë mandatit të kësaj Qeverie nga 22 marsi i vitit 2021 deri më 29 janar të këtij viti, janë finalizuar 781 kontrata njëburimore në nivelin qendror.

E vlera e tyre arrin shifrën e 209 milionë euro, derisa partitë opozitare dyshojnë se ka dyshim të madh për përfshirje në korrupsion.

Të zëshëm në reagime kanë qenë edhe organizatat jo qeveritare për numrin e madh të kontratave njëburimore. Sipas tyre, kontratat e tilla e cenojnë konkurrencën e lirë në treg.

Ndërkaq, tashmë zyrtarisht Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për këtë çështje.

Meqë rasti është voluminoz, në organin e akuzës janë duke u hetuar të gjithë tenderët që janë dhënë nga institucionet, qofshin ato qeveritare, komunale, apo ndërmarrje publike.

Të fundit

Aktuale