Pse Gjermania luan me të bardha pavarësisht se nuk është ngjyrë në flamurin e tyre

(Getty Images)

Romario Ismailaj
20.06.2024 12:45
Loading Icons...

Mbështetësit e Euro 2024 po zbulojnë arsyen pse Gjermania vesh fanellën e bardhë, pavarësisht se ajo nuk është një ngjyrë në flamurin e tyre kombëtar.

Gjermania ka fituar tre kampionate evropiane, në 1972, 1980 dhe 1996 dhe po përgatitet për një të katërt rekord.

“Panzerat” e drejtuar nga Julian Nagelsmann e kanë nisur mirë Euro 2024, me një fitore të madhe 5-1 ndaj Skocisë, e cila u pasua me një tjetër fitore, 2-0 ndaj Hungarisë. Dhe, ata u bënë kombi i parë i kualifikuar në 16-she në Euro 2024.

Përveçse skuadra është ikonë në futboll, edhe fanellat e tyre janë gjithashtu. Kompletet e tyre të bardha zakonisht kombinohen me një model të bukur, me fanellën e tyre të famshme të vitit 1990, një nga më të veçantat e të gjitha kohërave.

Por ndryshe nga një numër vendesh të tjera, kompleti i Gjermanisë nuk bazohet rreth flamurit të vendit të tyre, i cili përdor një trengjyrësh të kuqe, të zezë dhe të verdhë.

Arsyeja pas vendimit të kombit për të luajtur me të bardha është sepse e bardha shfaqet shumë në flamurin e Prusisë, shteti që shtrihej nga kufiri modern i Rusisë deri në kufirin e Francës në perëndim.

Zona e njohur si perandoria gjermane kishte një flamur të bardhë, fillimisht me një kryq në mes. Më vonë ajo u zëvendësua nga një shqiponjë e zezë, e cila ende shfaqet në stemën e ekipit të tyre.

Kur ekipi kombëtar gjerman i futbollit u krijua në 1899, u vendos që ata të adoptonin ngjyrat prusiane.

Dhe ndërsa Prusia u shpërbë de fakto në 1932, një akt i cili u njoh ligjërisht në 1947 me një dekret të Aleatëve, ekipi kombëtar gjerman i futbollit, u vendos që ekipi i futbollit të ruante ngjyrat.

Të fundit

Aktuale