Shqipëria

PS vendos për zgjedhjet e pjesshme vendore, zbardhen emrat e kandidatëve


Kryesia e Partisë Socialiste (PS), mbrëmjen e 28 janarit ka përzgjedhur kandidatët, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars.

Ka qenë sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, i cili ka konfirmuar rikandidaturën e kryetares aktuale të Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri,

I dyti që mbajti fjalën ishte ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në cilësinë e drejtuesit politik të Qarkut Dibër.

Ai ka bërë publik emrin e bankierit Rrahim Spahiu, që do të kandidojë në Bashkinë e Dibrës.

Drejtuesi politik të Qarkut Dibër, Ulsi Manja,

Kurse në Bashkinë e Vorës, në garë nga radhët e socialistëve do të jetë Blerim Sheha, siç ka bërë me dije kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, njëherësh dhe drejtuesi politik i kryeqytetit.

Po ashtu, Veliaj bëri të ditur se për Rrogozhinën, do të rikandidojë kryebashkiaku aktual i kësaj bashkie, Edison Memolla.

Drejtuesi politik i Tiranës, Erjon Veliaj

Edhe pse socialistët kanë vendosur për pjesën më të madhe të kandidatëve, sërish ka pasur diskutime me drejtuesin e Qarkut të Fierit, Taulant Balla, në lidhje me kandidaturën për Bashkinë e Lushnjës.

Balla, deklaroi se emri i kandidatit për kryetar të Bashkisë Lushnje do të bëhet i ditur të martën.

Drejtuesi politik i Qarkut Fier, Taulant Balla

Ndërsa, për Bashkinë e Shkodrës do të kandidojë prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, nga radhët e socialistëve, sipas drejtueses politike të Qarkut Shkodër, Edona Bilali.

Drejtuesja politike e Qarkut Shkodër, Edona Bilali

Kujtojmë që PS-ja është regjistruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 25 janar.

Gjashtë janë bashkitë që do të garojnë partitë për marrjen e kreut – Durrës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë.

Përveç PS-së, pranë KQZ-së janë regjistruar edhe Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi datën 6 mars si ditë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Kujtojmë që këto gjashtë bashki kanë mbetur pa kryetar.

Aktualisht, Vora, Durrësi, Rrogozhina dhe Dibra drejtohen nga kryetar të emëruar dhe jo të zgjedhur.

Ndërsa Voltana Ademi në Shkodër vijon të mbajë mandatin përtej afateve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore