Dhjetëra serbë janë mbledhur të hënën në Beograd në formë proteste ndaj arrestimit të një 50-vjeçari në lidhje me kërcënimet për vrasjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Serbi, Christopher Hill.
Në Beograd janë shfaqur edhe mbishkrime kërcënuese ndaj ambasadorit Hill.
Një serb është arrestuar të enjten nën dyshimet se në rrjetin social “Facebook” ndër të tjera ka shkruar: “Koha për një tjetër të shtënë nga Gavrilo Principi direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill”.
Ai akuzohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i personit nën mbrojtje ndërkombëtare”, ndërsa të pandehurit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Kujtojmë se më 28 qeshor të vitit 1914, studenti serbo-boshnjak, Gavrilo Princip, vrau trashëgimtarin e fronit austro-hungarez, kryedukën Franc Ferdinand, në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës, ndërsa atentati i tij merret shkak për ndezjen e tragjedisë së Luftës së Parë Botërore.
E top-diplomati amerikan, shpeh shihet njeri i urryer në Begorad për shkak të rolit të tij në negociatat e vitit 1999 në Rambuje të Francës, i cili luajti një nga rolet kryesore në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999 dhe bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Evropa Lindore kërkon reagimin e NATO-s për shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia
-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Oficeri i CIA-s që abuzoi seksualisht me disa gra, mund të burgoset për 30 vjet
-
Një bandë mori pagesën më të madhe ndonjëherë për zhvatje kibernetike
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi