Kosova

Profesori amerikan: Vizita e shefit të CIA-s është fatkeqe, s’është vizitë e lumtur


Albin Kurti dhe William J. Burns

Si një vizitë “jo të lumtur” dhe si diçka “fatkeqe” e ka konsideruar vizitën e shefit të agjencisë së inteligjencës amerikane (CIA), William J. Burns, profesori amerikan Edward P. Joseph.

Duke folur për Radiotelevizionin e Kosovës, Joseph pohoi se kjo vizitë në shtetet e Ballkanit, përfshirë Kosovën, është “sinjal i brengës së Uashingtonit”.

“Kjo nuk është një vizitë e lumtur”, pohoi fillimisht profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit.

“Nuk është një lloj vizite e nivelit të Bill Clintonit, Hillary Clintonit, ndonjë sekretari, siç është sekretari Blinken, ose diçka e ngjashme. Kjo nuk është diçka e mirë, sepse William J. Burns, për momentin është i përshirë shumë seriozisht në negociatat për ndaljen e luftimeve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe ky është top prioritet kryesor për administratën e SHBA-ve”, deklaroi Joseph.

Edward P. Joseph gjate vizites ne RTK

Ai vazhdoi duke pohuar se “duhet të jemi shumë të qartë, vizita e Burns është një vizitë fatkeqe dhe një sinjal i brengës në Uashington lidhur me tensionet dhe potencialin e një lloj konfrontimi në Ballkan”.

Burns nisi vizitën e tij në Bosnje dhe Hercegovinë, u ndal në Serbi e më pas erdhi në Kosovë.

Besohet se mund të ketë vizita edhe në Maqedoni të Veriut e Bullgari.

Vizita e tij është komentuar shumë në Kosovë, ai është takuar fillimisht me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e më pas edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore