Jetesë & Stil

Princi Charles flet për herë të parë rreth ardhjes në jetë të mbesës së tij, Lilibet Diana


Princi Charles ka folur për herë të parë pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë të Princit Harry dhe Meghan Markle.

Gjatë një turneu në selinë e fabrikës së veturave “BMW” në Britani të Madhe, Princi Charles, u shpreh edhe rreth lindjes së mbesës së tij, Lilibet Diana, teksa po fliste rreth veturave me bateri.

“Zhvillimi i teknologjisë si automjetet elektrike është jetik për ruajtjen e shëndetit për brezat e ardhshëm, diçka për të cilën jam shumë i vetëdijshëm sot, pasi kohët e fundit jam bërë gjysh për herë të pestë”.

“Një lajm i tillë me të vërtetë kujton nevojën e vazhdimit të inovacionit në këtë fushë – veçanërisht rreth teknologjisë së qëndrueshme të baterisë – që u kemi lënë trashëgim nipërve dhe mbesave tona”.

Ndryshe, është thënë se Mbretëresha Elizabeth II, ka qenë e pakënaqur me zgjedhjen e emrit të vajzës së Princit Harry dhe Meghan Markle.

Ndërsa, Lilibet është fëmija i dytë i çiftit, pasi që dy vjet më parë ata pritën në jetë djalin e tyre, Archie.

Foshnja është e teta me radhë në fronin britanik dhe deri më tani nuk është publikuar akoma një imazh i foshnjës së porsalindur.

Duhet theksuar se raportet mes Princit Harry dhe Meghan Markle me Familjen Mbretërore kanë pësuar përçarje që nga largimi i tyre prej Mbretërisë së Bashkuar, drejt Amerikës.

Por, kulmi ishte intervista me Oprah Winfrey, në të cilën çifti, Harry dhe Markle, adresuan akuza të rënda drejt Familjes Mbretërore.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore