Pajisje

Prezantuesja i lajmeve i krijuar me AI shfaqet në Kuvajt


Një media në Kuvajt ka një prezantues virtual lajmesh të krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale.

“Fedha” u shfaq në Twitter të faqes Kuwait News të shtunën si një imazh i një gruaje, e veshur me një xhaketë të zezë dhe një bluzë të bardhë.

“Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuwait News. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja,” tha ajo në arabishten klasike.

Abdullah Boftain, zëvendës kryeredaktor për të dyja mediat Kuwait Times dhe Kuwait News, tha se ky është një test i potencialit të AI për të ofruar “përmbajtje të re dhe inovative”.

Abdullah Boftain named Deputy Editor-in-Chief of Kuwait Times - Kuwait Times

“Fedha është një emër popullor, i vjetër kuvajtian që i referohet argjendit, metalit. Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët të kenë ngjyrë argjendi dhe metalike, kështu që i kemi kombinuar të dyja,” tha Boftain.

Videoja e saj fillestare prej 13 sekondash shkaktoi shumë reagime në mediat sociale, duke përfshirë edhe gazetarët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore