Shqipëria

Presidenti Begaj thirrje numëruesve: Kryeni detyrën me përgjegjësi, ndershmëri e profesionalizëm


Presidenti Bajram Begaj ka falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë ne procesin e votimit këtë të diele të 14 majit.

Kreu i shtetit u ka bërë thirrje të gjithë personave që do të jenë pjesë e procesit të numërimit të votave, që të kryejnë detyrën me përgjegjësi, ndershmëri e profesionalizëm

“Falënderoj të gjithë shqiptarët, të cilët votuan sot me përgjegjësi e dinjitet, duke përmbushur kështu një të drejtë kushtetuese, por edhe një detyrim moral e qytetar ndaj vendit”, ka thënë ai.

Presidenti Begaj u ka drejtuar thirrje të gjithë të përfshirëve në këtë proces që të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi, ndershmëri e profesionalizëm, duke siguruar e garantuar vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve shqiptarë.

“Votuesit shqiptarë folën! Është koha që vota e tyre të numërohet drejt dhe pa vonesë”, ka theksuar Begaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore