Kosova

Prapë rritje e importit nga Serbia


Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar një raport me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor 2022, derisa vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Serbia me 6.6 për qind, Maqedonia e Veriut me 5.0 për qind dhe Shqipëria me 4.7 për qind.

Sipas ASK-së, në muajin nëntor në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 401.4 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 361.1 milionë eurosh në vitin 2021.

“Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2022 kishte vlerën 73.9 milionë euro, ndërsa importi 475,4 milion euro, që është një rritje prej 4.6 për qind për eksport dhe 10.1 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021”, thuhet në raport.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 21.9 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18.1 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 15.9 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.9 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.2 për qind e përbëjnë produktet minerale; 4.9 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 4.6 për qind e përbëjnë produktet bimore”.

Ndërsa eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 25.5 milionë euro, ose rreth 34.5 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 32.3 për qind.

“Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania 11.9 për qind Italia 5.7 për qind Holanda 4.0 për qind”.

Sipas ASK-së importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 204.8 milionë euro. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga Gjermania.

Në muajin nëntor 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 26.2 milion Euro, ose 35.5 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 6.6 për qind.

Pse po rritet vazhdimisht tregtia e Kosovës me Serbinë dhe importimi i “mallrave të dëmshme”?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore