Kosova

Policia e Kosovës identifikon dy persona për mashtrim, kërkon bashëkpunim për arrestimin e tyre


Mexhid Krasniqi dhe Muhamet Gashi, personat e kërkuar nga Policia e Kosovës

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka njoftuar se ka identifikuar dy persona të dyshuar për disa raste të mashtrimeve gjatë muajit prill, maj dhe qershor.

Mexhid Krasniqi, 35 vjeç dhe Muhamet Gashi, 22 vjeç, dyshohen se janë të përfshirë në kryerjen e rasteve të mashtrimeve.

Muhamet Gashi, personi i kërkuar për mashtrim nga ana e Policisë së Kosovës

“Personat e dyshuar përmes llogarive bankare, kanë përfituar shuma parash duke përdorur rrjetet sociale në internet dhe portalet, (me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara), për të kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit, për persona të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në rrjetin social Facebook.

Mexhid Krasniqi, personi i kërkuar për mashtrim nga ana e Policisë së Kosovës

Tutje thuhet se, “Personat e dyshuar aktualisht ndodhen në arrati dhe janë shpallë në kërkim nga ana e policisë. Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tyre, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tyre, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore