Kosova

Polici që mund ta humbë punën për një kërkesë në Facebook


Amir Hoxha, zyrtar policor dhe avokati i tij Gent Gjini

Drejtoria për Hetime të Brendshme në Policinë e Kosovës, ka caktuar masë të suspendimit pa afat kohorë, për policin Amir Hoxha, i cili para pak ditësh ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook duke shprehur pakënaqësinë që ka për mos pagesë të shujtës dhe orëve shtesë të punës.

Hoxha, përmes avokatit Gent Gjini ka vendosur të padis Policinë e Kosovës për “kompensim të dëmit dhe kthim në vendin e punës” dhe njëkohësisht marrjen e përfitimeve të tjera për shkak të cenimit të dinjitetit e autoritetit të Policit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore