Shqipëria

Plagosje me thikë në Astir, viktima në gjendje të rëndë në spital


Në zonën e Astirit në Tiranë ka ndodhur një plagosje.

Rreth orës 18:45, një 34-vjeçar është plagosur me thikë për motive të dobëta.

Policia e Komisariatit Nr. 6 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” janë angazhuar menjëherë pas marrjes së njoftimit për të kapur autorin e dyshuar.

Shtetasi D.K., 25 vjeç, banues në Tiranë, është identifikuar dhe arrestuar nga forcat e rendit.

Ai është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

I plagosuri, A.H., 34 vjeç, është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.

Hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim nga grupi hetimor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore