Kosova

Plagoset një person në Ferizaj


Ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Greme të Ferizajt, të hënën.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh, ku njoftohet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga persona të pa njohur për momentin”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar.

Më 23 gusht një i mitur ishte plagosur me armë zjarri në Istog dhe një person ishte arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore