Kosova

Plagoset një i mitur në Istog


Ilustrim

Një i mitur është plagosur me armë zjarri në Istog, të enjten.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ku njoftohet se kanë arrestuar një të dyshuar lidhur me ngjarjen.

“Stacioni Policor nё Istog, me datё 22.08.2024, rreth orёs 16:00, ёshtё njoftuar nga QKMF-Istog, se ёshtё paraqitur njё person (i mitur), i cili ishte plagosur me armё zjarri”, thuhet në njoftim.

Aty theksohet se njësitet relevante kanё dalё në vendin e ngjarjes.

“Në njё poligon tё armёve nё qytetin e Istogut, ёshtё arrestuar i dyshuari nga i cili ёshtё sekuestruar arma”.

Pas intervistimit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Më 20 gusht, një person mbeti i vrarë në orët e mbrëmjes në Prishtinë, ku e dyshuar për këtë ngjarje është një grua.

PK-ja pati njoftuar se në vendin e ngjarjes ku ndodhi kjo vrasje, është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore