Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka adresuar kritika ndaj sistemit të drejtësisë, duke thënë se po “ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike”, duke aluduar në objektin në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë ku ka qenë selia qendrore e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
“Sistemi i drejtësisë, ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike. Nesër mbushen 365 ditë nga bllokimi I ekzekutimit të vendimit të Ministrit të Bujqësisë për rikthimin e pronës në Ulpianë. Gjykata u tregua ‘efikase’ dhe shume azhure duke marrë vendim për masë të përkohshme brenda 24 orëve, ndërsa pas 365 ditësh akoma nuk ka epilog për vendimin e ligjshëm të Ministrit”, shkroi Peci në Facebook.
Tutje, kreu i kësaj ministre ka pyetur se kujt po i shërbejnë institucionet e drejtësisë?, teksa ka potencuar se 11 tetori i vitit 2022, ka qenë dita kur së pari, publikisht, ka alarmuar organet e drejtësisë për “abuzimin e ndodhur në zemër të Prishtinës”, para syve të institucioneve lokale e qendrore.
“Bëhet fjalë për objektin në Ulpianë, pronar (titullar) i së cilit është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë objekt ka patur përveç se uzurpime edhe tejkalime të tipit të objekteve të banimit e lokaleve afariste, të cilat kanë paguar dhe vazhdojnë t’ua paguajnë mijëra euro qira palëve të treta e jo titullarit”, potencoi Peci.
“Nesër mbushen 365 ditë nga mos-veprimi i institucioneve të drejtësisë karshi kësaj çështjeje të mbetur pezull, ndërsa angazhimi i përditshëm dhe shfrytëzimi i uzurpuesve të kësaj prone, vazhdon. Megjithatë, herët apo vonë sistemi i drejtësisë e meritokracia do të triumfojnë sikurse ka triumfuar këtë mandat Ministria e Bujqësisë”, shtoi.
Më 15 mars, Peci, pati njoftuar se dikasterit që ai e udhëheqë i janë rikthyer 600 metra katrorë të një objekti në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Në këtë objekt, që tashmë e ka marrë Ministria e Bujqësisë, ka qenë selia qendrore e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Oficerët e FSK-së stërviten nga ushtria turke për përdorimin e antitankut HAR-66
-
Bassuener: Dialogu i BE-së aktualisht shërben për të shmangur zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Gërvalla mbërrin në New York për takime me “përfaqësues të lartë të shteteve” në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Rama në OKB sjell Shqipërinë si shembull të mirë për globin
-
Kryegjyshata e Bektashinjve: Iniciativa për sovranitet, çast historik për tolerancën dhe paqen fetare globale
-
Bassuener: Dialogu i BE-së aktualisht shërben për të shmangur zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi