Kosova

Parlamenti Evropian do t’i kërkojë Serbisë ekstradimin e Radoiçiçit në Kosovë


Millan Radoiçiç

Deputetët e Parlamentit Evropian (PE) janë pajtuar për tekstin përfundimtar të rezolutës për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, në të cilën, përveç dënimit të sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit në veri të Kosovës, do të kërkojnë edhe bashkëpunimin e plotë të Serbisë në hetimin e ngjarjes, duke përfshirë ndjekjen penale dhe ekstradimin e personave përgjegjës.

Rezoluta e PE-së do t’i kërkojë Serbisë të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit terrorist që janë arratisur në Serbi, duke iu referuar kryesisht ish-nënkryetarit të Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për përgatitjen dhe sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës më 14 shtator në veri.

Eurodeputetët gjithashtu “apelojnë fuqishëm” tek të dyja palët të bëjnë gjithçka që të ulin tensionet dhe të mos ndërmarrin hapa që do të çonin në përkeqësim të situatës, kërkon që Kosova dhe Serbia të përmbushin propozimet e Bashkimi Evropian (BE) për de-përshkallëzimin e situatës dhe të kthehen në tryezën e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Ata do të votojë për rezolutën për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në seancën e dytë plenare të tetorit të enjten e 19 tetorit në Strasburg. Ekziston një konsensur brenda PE-së që Serbia duhet të ndëshkohet, por vetëm nëse hetimet tregojnë lidhjen e shtetit serb me sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në fshatin Banjë ne mes të shtatorit.

Radojçiçi i cili ka mbështetjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe autoriteteve të tjera në Beograd, kërkohet nga Qeveria e Kosovës për një numër veprash penale dhe është gjithashtu në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britanisë së Madhe për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar.

Sanksionet ndaj Serbisë “gati të pamundura”, dialogu para “paralizës totale” e cikli i dhunës “pothuajse i sigurt”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore