Shqipëria

Parashikimi i motit, 24 shkurt 2024


Të shtunën e 24 shkurtit priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër, ndërsa në qarkun Kukës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata. Në qarqet Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Në Veri të vendit, në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 15 °C, në vendet e ulëta: 10 / 13 °C dhe në vendet malore: 6 / 9 °C.

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore