Aivo Orav, ambasadori i ri i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, nëpërmjet një fotografie të postuar në platformën “X” të hënën pasdite, njoftoi për fillimin e punës në zyrën e BE-së në Prishtinë, derisa listoi disa prej prioriteteve përgjatë mandatit fillestar prej dy vjetësh si shef i delegacionit.
“Dita e parë në zyrën time të re si ambasador i BE-së në Kosovë! Mezi pres të punoj ngushtë me partnerët tanë vendas dhe ndërkombëtarë për t’i avancuar marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike, për të mbështetur reformat dhe për të afruar Kosovës pranë BE-së”, shkroi Orav krahas fotografisë.
Këshilli i BE-së emëroi diplomatin estonez në postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut në Prishtinë në korrik të këtij viti, duke pasuar kështu diplomatin çek, Tomas Szunyog, që shërbeu në këtë post që nga viti 2020. E misioni i shefit të ri të zyrës së BE-së është që të kontribuojë në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multietnike.
“Orav do të ketë rol udhëheqës në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multietnike, e cila bashkëpunon me rajonin. Ai po ashtu mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në. Ai do të monitorojë, ndihmojë dhe lehtësojë përparimin në fushën politike, ekonomike dhe prioritetet evropiane”, thuhej në njoftimin e BE-së.
Ndërkohë, zyra e BE-së në Prishtinë shkroi në “X” gjatë ditës: “Duke qenë se vjen nga Estonia, pranimi i të cilit në BE ka qenë një histori suksesi, ambasadori ynë i ri është i përkushtuar që të bëjë hapin më të madh për të mbështetur Kosovën që të bëhet edhe një histori tjetër suksesi e BE-së!”.
Ndryshe, rikonfigurimi në udhëheqjen e BE-së në vjeshtën e këtij viti, përkatësisht konfirmimi i ish-kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, në krye të diplomacisë evropiane, ka bërë që krerët institucionalë në Kosovë të shpresojnë që politika aktuale e BE-së – të cilën e vlerësojnë të pabalancuar – do të ndryshojë, veçanërisht në kontekstin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi